Titulli viziton TV "Syri Blue" në Zvicër, hapet mundësia e bashkëpunimit (foto)
Lokale

Titulli viziton TV "Syri Blue" në Zvicër, hapet mundësia e bashkëpunimit (foto)

23.Nov.2014 11:12
0
Drejtuesit e Portalit Informativ Titulli kanë realizuar një vizitë në televizionin shqiptarë "Syri Blue" në Solothurn të Zvicrës dhe kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy redaksive në të ardhmen.

Musli Saiti, drejtues i televizionit të parë në gjuhën shqipe në Zvicër, duke folur për rëndësinë e këtij mediumi tha se ideja në fillim është që komuniteti shqiptar të informohet në gjuhën amtare për aktivitet, sukseset dhe jetën në përgjithësi në këtë shtet.

“Ne po presim përgjigjen zyrtare nga institucionet përgjegjëse në Zvicër për lejimin e shpërndarjes së sinjalit tonë përmes sistemit të televizionit kabllor këtu dhe po shpresojmë se nga fillimi i vitit 2015 televizioni ynë do të vazhdojë të prodhoj program në interes të komunitetit.

Drejtuesit e Titullit gjatë qëndrimit në televizionin “Syri Blue” e njoftuan për punën dhe rolin që po luan Titulli në informimin shqip, ruajtjen e interesit shoqërorë dhe orientimin e shoqërisë shqiptare në Luginë drejt proceseve integruese.

Skender Saqipi, drejtor i Titullit thotë se tani janë duke u analizuar mundësit e veprimit të këtij mediumi në Zvicër, që në të ardhmen të ndihmojë proceset integruese të komunitetit shqiptar.

Saiti, gjatë bisedës deklaroi se Televizioni “Syri Blue”  me një ambient të mirë të punës dhe me një teknologji bashkëkohore do të jetë mediumi i parë që do të punojë për interesin e komunitetit shqiptarë që jeton në Zvicër dhe që ndihmon procesin e integrimit.

Ai është shprehur se në të ardhmen “Syri Blue” dhe Titulli mundë të fillojnë një bashkëpunim që është në interes të audiencës shqiptare në diasporë.

Argjent Goga, kryeredaktor i Titullit tha se prodhimet e lajmeve në formë të shkruar dhe herë pas here edhe në video prekin aktualitetin politik e shoqërorë ne vendin ku jetojmë.

“Falë saktësisë dhe objektivitetit, Titulli ka arritur besueshmërinë më të madhe mediale në Luginë, që tani është bërë një nga dritaret e vetme të fjalës dhe mendimit të lirë që ka munguar në rajonin tonë”, është shprehur Goga.

Lidhur me personelin e punës, Musli Saitit shprehet se ka një interesim të madh të të rinjve që dëshiron të punojë.

Komuniteti shqiptarë në Zvicër prodhimin e televizionit “Syri Blue” mundë të ndjek përmes televizionit kabllor dhe platformës Smart World TV.

Ky televizion është projekt vullnetar dhe nuk financohet nga ndonjë grup që përfaqëson interesin e caktuar politik, fetar apo shoqërorë dhe është themeluar për komunitetin shqiptarë në diasporë që fillimisht do të punojë në Zvicër.

Portali Informativ Titulli është medium që po angazhohet për një informim objektiv, nxitjen e proceseve pozitive dhe ruajtjen e interesit të  qytetarëve në Luginë. /Titulli.com/

Bujanocasit vjedhin shtëpitë në fshatrat e Vlasotincës
Medvegjë:Sllobodan Drashkoviq ndërroi jetë rreth orës 20
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration